Maqedoni
Parashikimi i motit
11.08.2023 11:01
Ditën e premte do të jetë me diell dhe vranësira.....

Ditën e premte do të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e lehtë nga pjesa veriore e vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9°C deri në 18°C, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 23°C deri në 32°C.
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28°C.
Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me rritje të temperaturave ditore.
