Struga thyen Hesperange, një hap pranë “play-off”-it
11.08.2023 12:17
Kampioni aktual i vendit Struga TL, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në Ligën e Konferencës....

Kampioni aktual i vendit Struga TL, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në Ligën e Konferencës. Skuadra “liqenase”, ka bërë hapin e madh për kualifikim në fazën e play-off-it, pasi dje në Shkup mundi Hesperange e Luksemburgut, me rezultat 3-1, në sfidën e parë të rrethit të tretë në këtë ligë evropiane.
Padyshim se njeriu i ndeshjes ishte Besart Ibrahimi, i cili shënoi het-trick në minutën e 23-të, 40-të dhe 77-të, derisa golin e vetëm për skuadrën mike e realizoi Dominik Stolz në minutën e 46-të. Pas Radevskit, sulmuesi Ibrahimi bëhet futbollisti i dytë i skuadrës strugane që në këto eliminatore po shënon tre gola në një takim. Ibraimi me 24 gola të shënuar në arenën evropiane, është “këpuca e artë” e futbollit vendor. Ndeshja kthyese luhet pas një javë në Luksemburg.
