Spanja për herë të parë luan në gjysmëfinale
11.08.2023 12:23
Futbollistet e kombëtares së Spanjës janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror...

Futbollistet e kombëtares së Spanjës janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re. Në ndeshjen e parë çerekfinale të luajtur sot premten, Spanja me rezultatin 2:1 pas kohës shtesë e mundi Holandën.
Koha e rregullt përfundoi me shifrat 1:1. Golin për kualifikimin historik në ½ finale për spanjollet e shënoi 19-vjeçarja Salma Paralluelo. Spanja në këtë botëror ka ekipin më të ri në moshë.
Asllani me Suedinë mundën Japoninë
Në ndeshjen e dytë të çerekfinales përfaqësuesja suedeze, shum më vështirë se sa që pritej me rezultatin 2:1 e mundi Japoninë. Japonezët dominuan këtë lojë nga minuta e 70 e ndeshjes, pork jo nuk ishte e mjaftueshme që ato të përmbysin rezultatin. Futbollistja e vetme shqiptare në këtë botërorë Kosovare Asllani për 73 minuta ishte në lojë.
Për futbollistët e kombëtares së Suedisë, kjo do të jetë gjysmëfinalja e pestë që do të luajnë në kampionatet botërore. Kështu gjysmëfinalja e parë në botërorin e nëntë të femrave, do të jetë Spanja – Suedia, e cila në program është me 15 gusht.
