Ballkani dhe Partizani drejt “play-off”-it

11.08.2023 12:29

Ballkani ka bërë një hap të madh në garën për të kaluar në fazën e play-off-it në Ligën e Konferencës...

Ballkani ka bërë një hap të madh në garën për të kaluar në fazën e play-off-it në Ligën e Konferencës, duke mundur Lincoln Red Imps, me rezultat 2-0, mbrëmë në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kësaj lige evropiane. Rikujtojmë se vjet Ballkani u paraqit në grupe dhe sukses të njëjtë synon edhe tani. Ndeshja kthyese luhet pas një javë në Gjibraltar.
 
Partizani i Tiranës ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Të enjten mbrëma në stadiumin “Skonto” të Valmieras në Letoni, Partizani fitoi me rezultatin 2:1. Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.