Zrinjski me fitoren më të madhe afër “play off”
11.08.2023 12:31
Skuadra e Zrinjskit nga Bosnja e Hercegovina, me fitoren 6:2 ndaj islandezëve të Breidablik...

Skuadra e Zrinjskit nga Bosnja e Hercegovina, me fitoren 6:2 ndaj islandezëve të Breidablik, është shumë pranë shënimit të rezultatit historic për futbollin boshnjak. Këta mund të bëhen skuadra e parë nga Bosnja, e cila arrin të laujë në fazën e grupeve të një Kupe të UEFA-së. Kështu që islandezët tani më shihen si kundërshtar të radhës të skuadrës së Struga Trim Lum.
Skuadra e Astana në ndeshjen e kthimit me bullgarët e Ludogorets, do të udhëtojë me një gol epërsi, pasi ndeshjen e parë e fitoi me 2:1. Humbësi nga kjo ndeshje në “play –offin” e Ligës së Konferencës, do të përballet me Partizanin e Tiranës.
Liga Evropa - Eliminatoret
- Zrinjski - Breidablik 6-2
- Astana - Ludogorec 2-1
- Qarabag - HJK Helsinki 2-1
- Zhalgiris - Haecken 1-3
- Sherif - BATE Borisov 5-1
- Slavia Prag - Dnipro-1 3-0
- Olympiacos - Genk 1-0
