Maqedoni–Kosovë, së shpejti kalimi i kufirit vetëm me letërnjoftime

04.03.2015 16:40

Qeveria e Kosovës miratoi në parim nismën për marrëveshjen mes Kosovës dhe Maqedonisë, që do t’u mundësojë qytetarëve të të dyja vendeve kalimin e kufirit pa pasaporta...

Sipas komunikatës së Qeverisë së Kosovës, “marrëveshja rregullon lëvizjen e shtetasve të të dyja vendeve në territorin e palës tjetër pa viza dhe me një dokument të vlefshëm udhëtimi, ose kartë të vlefshme biometrike të identitetit dhe do të avancojë bashkëpunimin në mes të dyja vendeve dhe lëvizjen e lirë të njerëzve”.

Edhe nga Qeveria e Maqedonisë njoftojnë se delegacionet e të dyja vendeve kanë harmonizuar tashmë tekstin e marrëveshjes, së shpejti e njëjta do të kalojë në procedurë qeveritare dhe do të nënshkruhet nga përfaqësues të qeverive të të dyja vendeve.