Botë

Kryesuesi i OSBE-së Osmani në Kazakistan, kërkon ndaljen e luftës në Ukrianë

11.08.2023 15:07

Lufta në Ukrainë duhet të ndalet sa më parë për shkak se zgjatja e saj ka shkaktuar pasoja...

Lufta në Ukrainë duhet të ndalet sa më parë për shkak se zgjatja e saj ka shkaktuar pasoja jo vetëm tek populli ukrainas por edhe tek qytetarët tjerë jashtë territorit ku Rusia po kryen agresion. Kështu ka deklaruar kryesuesi i OSBE-së Bujar Osmani, në takim me ministrin e jashtëm të Kazakistanit, Murat Nurtleu në Astana. Osmani ka potencuar mbështetjen që Zyra e programeve të OSBE-së i jep Kazakistanit në zbatimin e agjendës së reformave. Ai ka folur edhe për situatën në Afganistan dhe për rolin e OSBE-së për zbutjen e rreziqeve në këtë rajon.
 
“OSBE-ja po shkon drejt një periudhe me sfida. Lufta e federatës ruse mbi Ukrainën ka ndikim të madh mbi sigurinë kolektive, njerëzore dhe ekonomike. Çdo ditë jemi dëshmitarë të vuajtjeve të mëdhaja ndërsa i tërë rajoni i OSBE-së  është i eksponuar nga stresi enorm dhe i paparashikuar, prandaj kjo luftë duhet të përfundojë... OSBE-ja do të vazhdojë të përfshihet plotësisht në projektet për të mirën e njerëzve të rajonit të OSBE-së. Shfrytëzimi i vlerave dhe parimeve të OSBE-së dhe roli i saj si plantformë unike për dialog mes rajoneve, është nevojshëm më tepër se kurdoherë më parë.”, tha Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së.
 
Krahas bashkëpunimit të OSBE-së me Kazakistanin, Osmani ka theksuar marrëdhëniet bilaterale me këtë vend si dhe është biseduar edhe për sfidat tjera me karakter botëror, mungesa e ujit, ndryshimet klimatike, kriza me energjetikë si dhe për kërcënimet hibride dhe kibernetike.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU