Botë
Shpërthime në kryeqendrën ukrainase
11.08.2023 16:35
Autoritetet në Kiev i kanë lëshuar të premten alarmet dhe u kanë bërë thirrje banorëve të strehohen në vende të sigurta...

Autoritetet në Kiev i kanë lëshuar të premten alarmet dhe u kanë bërë thirrje banorëve të strehohen në vende të sigurta, pas shpërthimeve që janë dëgjuar mbi kryeqendrën ukrainase.
Ushtria ukrainase ka thënë se Rusia i ka nisur sulmet me raketa hipersonke në rajonin e Kievit, përfshirë ato Kh-47 Kinzhal. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka thënë se disa pjesë të raketave të rrëzuara, kanë rënë në territorin e një spitali për fëmijë, por nuk ka raportime për të plagosur. Ndërkohë Rusia ka thënë se e ka rrëzuar një dron në perëndim të Moskës, pas raportimeve se dy aeroporte janë mbyllur përkohësisht në kryeqytetin rus, për shkak të një fluturimi të dyshimtë me dron.
Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se mbetjet e dronit kanë rënë në veriperëndim të qytetit, por nuk ka shkaktuar dëme. Poashtu njoftohet se forcat ukrainase janë duke e vazhduar kundërofensivën në Melitopol dhe Berdjansk, në jug të vendit. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, i ka kërkuar Kongresit që të miratojë ndihmë shtesë – ushtarake dhe humanitare - për Ukrainën, në vlerë të 20 miliardë dollarëve.
