Maqedoni
Kurti: Jemi të interesuar për aksin Tetovë-Prizren
11.08.2023 17:56
30 vite më parë pikërisht në një ndërtesë të Fushë Tophanës të Çairit atdhetari Adem Demaçi...

Qeveria e Kosovës është tejet e interesuar për lidhjen infrastrukturore mes tetovës dhe Prizrenit. Ky ishte mesazhi që e përcolli kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë qëndrimit në Vicë të Tetovës. Për ndërtimin e këtij aksi ka marrëveshje mes dy qeverive deklaroi Kurti.
“Në bazë të llogaritjeve të cilat janë bërë, nuk është një kosto shumë e lartë, është e përballueshme, por kthimi në këtë investim është i jashtëzakonshëm, me qenë se, shkurtohet rruga, fitohet koha dhe përfitojnë edhe qytetarët edhe ekonomia,”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Durmishi: Qeveria e Kosovës po bën hapa konkret
Zëvendës ministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi sqaroi se Kosova ka bërë hapa konkret në ndërtimin e këtij aksi rrugorë.
“Rruga Prizren – Tetovë mbetet prioritet për Qeverinë e Kosvës, ndërsa rruga përfshin edhe ndërtimin e tunelit 6.5 kilometra, ku përfshihet edhe dalja në autostradën “Ibrahim Rrugova”.”, tha zv.ministri për Infrastrukturë, Hysen Durmishi.
Lidhja e dy qyteteve do të kontribuonte edhe në zhvillimin e turizmit theksoi kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami.
“Lidhja jonë është shpirtërore dhe ne këtë e kemi dëshmuar me bashkëpunimet e deritanishme. Poashtu biseduam edhe për situatën politike në vend si dhe rreth zhvillimeve të fundit. Turizmi malor është një mundësi tejet e mirë për t’u afruar Tetova dhe Prizreni dhe ne mbetemi të angazhuar që të ofrojmë mundësinë që qytetarët tanë lirshëm të qarkullojnë nëpërmjet projekteve të përbashkëta zhvillimore.”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Çair, përurohet rruga Adem Demaçi
Paraprakisht kryemisnitri i Kosovës Albin Kurti ka qëndruar në Komunën e Çairit në Shkup, ku u bë përurimi i rrugës Adem Demaçi.
“Në Kosovë ka disa rrugë që e mbajnë emrin Adem Demaçi por emërtimi I një rruge me emrin Adem Demaçi këtu në komunën e Çairit ka rëndësi të veqantë. Kjo sepse emërtimi I një rrugë nuk është thjeshtë emërtim I një hapësirë të lëvizjes por edhe shënjim i një kohë me një emer.”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryetari i Komunës së Çairit Vias Ganiu tha se Adem Demaçi është figura më unifikuesë për shqiptarët.
“Ndoshta pyesni se përse përzgjedhëm këtë rrugë që ta emërtojmë me emrin e Adem Demacit dhe përse e zgjodhëm këtë segment të rrugës për promovim. Pikërisht prapa meje në këtë ndërtesë Adem Demaci 30 vite më parë qëndroi tek familja Toska. Për dit me radhë menjëhere pas mbajtjes së grevës së urisë që së bashku me një grup gazetarësh dhe intelektualë të kosovës e kishin mbajtur për të mbrojtur fjalën e lirë.”, tha kryetari i Komunës së Çairit, Vias Ganiu.
Në këtë përurim ishte e pranishme edhe mbesa e veprimtarit Adem Demaçit.
“Që nga mosha 5-vjeqare i kujtoj burxhet e dajës tim, vëllaut tim. Kemi qenë një familje e shtypur, një familje ku nuk ka pasur guxim askush të hyjë për shkak për një vizitë ata janë marrë në pyetje nga UDBA. Tan kohën kam jetuar duke e menduar se kur do të del daja i im prej burgu, kur do të kem koh ti them dajë. Pasi u rrita pak nëna më mori në vizitë ku ai edhe pse në prezencë të policëve na këshilloi të punojmë vetëm për atdhe.”, tha Fitore Shahini, mbesa e veprimtarit Adem Demaçit.
