Struga "shpëton" futbollin e vendit tonë
11.08.2023 18:54
Pas fitores ndaj Hesperanzhit të Luksemburgut në ndeshjen e parë në raundin e tretë eliminator në Conference League...

Pas fitores ndaj Hesperanzhit të Luksemburgut në ndeshjen e parë në raundin e tretë eliminator në Conference League, skuadra e Strugës e shpëtoi futbollin tonë për klube nga humbja e një vendi në Kupat e Evropës edhe për sezonin 2025/2026.
Pas paraqitjeve të këqija të skuadrave në Evropë sezonin e kaluar, vitin e ardhshëm, do të marrim pjesë me vetëm tre ekipe në kupat evropiane, një në Champions në parakualifikime dhe dy në Conference League, ndërsa sivjet, në një sezon evropian veror ku sërish dështuan shumica e ekipeve, vetëm Struga mbeti për të mbrojtur nderin e futbollit tonë dhe kjo fitore ndaj Hesperanzhit dje, si dhe disfata e Santa Colomna të Andorrës nga AZ Alkmaar, bënë që Maqedonia dhe kampionati ynë të ngjitet në vendin e 50-të, që është kufiri sa i përket dërgimit të tri apo katër ekipeve në Europë. Me këtë dhe gjithsej pesë fitore nga ekipet tona sivjet në Europë, si dhe dy barazime, ku janë grumbulluar deri më tani 1500 pikë të reja, janë parakaluar kampionatet kombëtare të Uellsit dhe Andorrës.
Gëzon fakti që Uellsi tash më nuk ka përfaqësues aktiv këtë sezon, ndërsa Santa Colomna thuajse nuk ka aspak mundësi ndaj Az Alkmarit, që do të thot se tani, nuk rrezikohet ajo pozitë e 50-të dhe ato katër vende përfaqësuese. Kjo do të thotë se Maqedonia sezonin 2025/2026 do të ketë sërish katër skuadra në Kupat e Evropës - një në Ligën e Kampionëve dhe tre në Conference Ligë. E ndërkohë, nëse vazhdon me këtë ritëm Struga, afër për t'u kaluar është edhe kampionati bjellorus, e pak më larg sa i përket pikëve, janë Shqipëria dhe Estonia, në vendet 48 dhe 47.
