Tabanocë, pritje deri në 40 minuta, në pikat tjera pritet shumë më pak
12.08.2023 13:07
Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAM)...

Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAM), raporton se sot në mëngjes janë shtuar pritjet në vendkalimet kufitare Tabanocë në drejtim të Serbinë dhe Bogodoricë në drejtim të Greqisë.
Në pikat e tjera kufitare të Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata.
Sipas njoftimit, pritjet janë deri në 40 minuta. Ndërsa nga ana, siç informojnë nga Sindikata e Automjeteve të Serbisë, në vendkalimin kufitar të Preshevës, është duke u formuar një kolonë e automjeteve kilometërshe.
