VMRO-DPMNE kundër emërimit të rrugës Adem Demaçi

12.08.2023 14:58

VMRO-DPMNE ka dalë kundër emërtimit të rrugës “Adem Demaçi”...

VMRO-DPMNE ka dalë kundër emërtimit të rrugës “Adem Demaçi” që u përurua të premten në Çair të Shkupit. Sipas kësaj partie, Këshilli i Qytetit të Shkupit para dy vjetësh pa asnjë debat, pa konsultim me qytetarët dhe në në mënyrë të dhunshme ka ndryshuar emërtimin e pothuajse 500 rrugëve dhe objekteve të tjera në qytetin e Shkupit.

“BDI dhe LSDM në koordinim dhe njëzërit i ndryshuan emrat e rrugëve në vitin 2001 në këshillin e qytetit të Shkupit. Pa asnjë debat pa konsultim me qytetarët para dy vitesh në këshillin e qytetit të Skupit me dhunshëm u riemërtuan pothuajse 500 rrugë, ura dhe objekte tjera në qytet. A e dinë të paaftët nga qeveria e LSDM-së se kryeqytet i kujt është Shkupi, i Maqedonisë apo ndonjë shtet tjetër? Dje në Shkup, pa asnjë simbol maqedonas dhe me pompozitet të madh dhe në prani të një kryeministri të një shteti tjetër, rruga Brigada e Dytë Sulmuese Maqedonase u emërtua me emrin e luftëtarit kosovar Adem Demaçi. Rruga e merr emrin e Demaçit pa pasur asnjë pikë lidhje as me historinë e Maqedonisë, as me Shkupin, por kishte ideale nacionaliste të lidhura me shtete tjeta” - thonë nga VMRO-DPMNE.

LSDM, pyetni Mickoskin për zhvillimet në Shkup dhe Tetovë

Por nga LSDM kundërpërgjigjen, të gjitha përgjgijet rreth zhvillimeve të djeshme në Shkup dhe Tetovë, VMRO-DPMNE duhet ti kërkojë nga Hristian Mickoski.

“Pikërisht Hristian Mickoski duhet të dalë para opinionit dhe të përgjigjet. Partnerët jo formal të kualicionit të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së janë organizatorë të ngjarjeve në Shkup dhe Tetovë. Kasami u bë kryetar me përkrahjen dhe votat e DPMNE-së, ndërsa bashkëpunimi i tyre vazhdon edhe në Këshill, Kuvend dhe për tema tjera. Së bashku me Mickoskin u bashkuan për të bërë shumicë të re parlamentare dhe qeveri të re, të cilës nuk ia arritën“ - thonë nga LSDM.

Kurti: RMV të distancohet nga Serbia, të afrohet me Kosovën, Shqipërinë dhe Bullgarinë

Por kryemisnitri i Kosovës Albin Kurti nga Tetova tha se Maqedonaie e Veriut është një vend mik i Kosovës, prandaj e ftoi që të jetë sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe sa më larg Serbisë, e cila nuk po distancohet nga Millosheviqi e Putini.

“Maqedonia e Veriut sa më afër Kosovës, Shqipëris dhe Bullgarisë, dhe sa më larg Serbisë e cila nuk po disatancohet, as nga Millosheviçi e as nga Putini, aq më afër.  Prandaj Maqedonia e Veriut do të jetë më afër BE-së dhe aq më i sigurt do të jetë rajoni i Ballkanit, e për këtë ne do ta ndihmojmë dhe përkrahim Maqedoninë e Veriut.” – deklaroi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.  

Kurti njëherit theksoi se NATO, BE, SHBA dhe Mbretria e Bashkuar janë platforma vlerore e cila na sjell mbrojtje dhe siguri sidomos në këtë kohë kur imperializmi rus e riktheu luftën në kontinentin evropian. (Gyltene Sinani, TVM2)