Ndryshimet kushtetuese, pushteti dhe opozita me qëndrime të ndara
Koha për vendim po afron....

Koha për vendim po afron por pushteti dhe opozita vazhdojnë të mbeten me qëndrime të ndara për ndryshimet kushtetuese.
Nga LSDM sërish kanë ftuar të gjith deputetët që të mbështesin ndryshimet kushtetuese për të siguruar perspektivën evropiane të vendit.
Të rinjët nuk kanë kohë për të humbur thonë nga LSDM.
“Anëtarësimi në BE nuk është vetëm qëllim strategjik por ka rëndësi esenciale për të rinjët, sepse me anëtarësimin në BE të rinjët fitojnë mundësi të mëdha arsim më të mirë mundësi korrekte, qasje deri te financat dhe programet, mundësi për vende të punës të paguara mirë, standard më të mirë jetësorë dhe kushte më të mira” – deklaroi Nikolla Jakimovski nga LSDM.
Nga VMRO DPMNE kanë përsëritur kërkesën që pushteti ta publikojë tekstin e deklaratë për Ilindenin, dokument i cili definon korniza në kuadër të së cilave patjetër duhet vepruar të gjitha institucionet kompetente në bisedimet me BE-në.
“LSDM duhet ta informojë popullin për tekstin e deklaratës për Ilindenin. LSDM patjetër të përgjigjet pse nëse propozim deklarata për Ilindenin ishte publikuar, pse u tërhoq dhe nuk ekziston në mesin e dokumenteve kuvendore. Cilët telefona të kuq kanë thirrur në LSDM për të kryer presion për deklaratën” – u shpreh Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
Seanca kuvendore për ndryshimet kushtetuese është thirrur për 18 gusht. Siç ka sqaruar kryeparlamentari Talat Xhaferi seanca mund të zgjas 10 ditë nëse ka deputet të interesuar për diskutim, ndërsa mund të përfundojë edhe brenda ditës nëse përfundon lista e diskutantëve.
Për të kaluar në votim në kuvend duhet të ketë 80 deputet, në të kundërtën votimi mund të shtyhet. (Gyltene Sinani, TVM2)
