Havai, vazhdon të rritet numri i viktimave nga zjarri

12.08.2023 15:56

Numri i viktimave nga zjarret në ishullin Maui...

Numri i viktimave nga zjarret në ishullin Maui ka arritur në 80, thanë zyrtarët në Havai.

Rritja e numrit të viktimave nga zjarret që nisën këtë javë u bë e ditur nga autoritetet në Maui, pasi paraprakisht ishte raportuar për 67 viktima.

Të premten mbrëma ka shpërthyer një zjarr i ri në Maui, duke detyruar evakuimin e një komuniteti në verilindje të zonës ku më herët gjatë kësaj jave shpërthyen zjarre, tha policia.

Zjarri nxiti evakuimin e banorëve nga Kanapali në Mauin Perëndimor, tha policia përmes rrjeteve sociale.

Zyra e prokurores së përgjithshme, Anne Lopez, ka njoftuar se do të kryhet një rishikim i vendimeve dhe politikave që janë marrë gjatë dhe pas zjarreve.

Zjarret janë fatkeqësia më vdekjeprurëse natyrore që kanë goditur Havain në dekada dhe vlerësohet se është fatkeqësi më e rëndë sesa cunami i vitit 1960 që la të vrarë 61 persona.