ITSHKSH, Çlirimi i Shkupit nga kryengritësit shqiptarë

12.08.2023 18:03

Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup....

Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u shënua 111 vjetori i Çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptarë, nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës.

Me këtë rast Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë së Veriut jetësuan portretin e Hasan Prishtinës në një pullë postare.

Ky vendim përkon dhe me 150 vjetorin e lindjes së veprimtarit, Hasan Prishtina. Historia shqiptare ka figura të shquara për atdhetarizëm, ndaj përjetësimi i figurës së Hasan Prishtinës në pullë postare ështe vendim që na bën krenar të gjithëve, theksoi me këtë rast lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Hasan Prishtina ka qenë trim, i guximshëm, por mbi të gjitha i mençur dhe hartues i strategjive, por ka qenë i vetëm. Ti ngrisim këto njerëz. Çfarë të bënte më shumë Hasan Prishtina, shkriu tërë pasurin, pçor edhe jetën. Sepse, asgjë përballë tokës së shenjtë, trashëgimisë, tapisë,  nuk ishte se sa liria” – tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Për figurën e Hasan Prishtinës foli edhe pinjolli i kësaj familje Memet Prishtina, dhe drejtori i ITSHKSH-së, Skender Hasani.

“Hasan Prishtina është i madh në Tiranë, Hasan Prishtina është i madh në Prishtinë, por Hasan Prishtina është më i madh në Shkup dhe kjo është fakt, sepse  udhëkryqi i të gjitha rrugëtimeve kombëtare për të bërë Shqipërinë ishte Shkupi për Hasan Prishtinën” – deklaroi Memet Prishtina, pinjoll i Hasan Prishtinës.

“Rilindja Kombëtare Shqipëtare kontriboi në ndërgjegjsimin politik dhe kulturor të shqipëtarëve, por edhe në krijimin e platformave ideologjike për zmbrapsjen e ideve shoviniste ballkanike të sponzorizuara nga Rusia. Në kaudër të këtij ndërgjegjsimi, ideologët dhe patriotët shqiptarë të koordinuar nga Hasan Prishtina punuan në parandalimin e ekspansionit të Aleancës Ballkanike duke marshuar për në SHkup më 12 gusht të vitit 1912” – u shpreh Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Hasani.

Me këtë rast u vendosën kurora lulesh te busti i Hasan Prishtinës në Çair dhe shtatorja e Isa Boletinit në Saraj të Shkupit. (Ersan Pajaziti, TVM2)