Halil Snopçe i bashkëngjitet letrës në mbështetje të Kosovës

12.08.2023 19:19

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe....

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe është deputeti i parë shqiptarë që i është bashkëngjitur letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë në mbështetje të Kosovës dhe kritike ndaj Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në rrjetet sociale Arbër Zajmi nga Lëvizja Vetëvendosje. Sot erdhi konfirmimi nga Alicia Kearns se deputeti i parë shqiptar që i bashkëngjitet letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë në mbështetje të Kosovës e kritike ndaj Serbisë, është Halil Snopçe i “Aleancës për Shqiptarët”. “Falemnderit z. Snopçe, shpresojmë që edhe të tjerë deputetë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Mali i Zi, do t’i bashkangjiten letrës së iniciuar nga kryetarët e Komiteteve për Punë të Jashtme të parlamenteve amerikane, gjermane, britanike, ukrainase, islandeze, irlandeze, estoneze, lituaneze, letoneze e çeke”.- shkruan Zajmi.