Kovaçevski uron të rinjët për Ditën e Rinisë
Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski....

Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 12 gushti, ka përcjellur urime për rininë, duke theksuar angazhimin e qeverisë për ardhmëri evropiane të vendit.
“Të rinjtë janë bartës të progresit në çdo shoqëri, liderë në realizimin e ideve të reja, të freskëta dhe të guximshme për realizimin e të cilave duhet t’u japim mbështetje. Prandaj si Qeveri fokusohemi në krijimin e masave konkrete të cilat do t’i rrisin mundësitë për punësim të të rinjve. I inkurajojmë të rinjtë – bëhuni të zëshëm, le të dëgjohet zëri juaj, meritoni të ardhme për të cilën ne si gjeneratë para jush do të luftojmë me vendime të guximshme dhe shtetërore”, thekson Kovaçevski në postimin e tij në rrjetet sociale. Nga viti 2018 e deri më sot, mbi 80 mijë të rinj i janë bashkuar “Garancës për të rinjtë”, ndërsa gati 40 për qind e pjesëmarrësve në këtë masë kanë marrë ofertë për punësim, arsimim të vazhdueshëm dhe trajnim dhe janë përfshirë në praktikë” - tha Kovaçevski.
“Tani është momenti t’u dëshmojmë se mendojmë për ta dhe se nuk do t’i frenojmë mundësitë e tyre dhe përfitimet të cilat BE-ja i siguron edhe pa u zhvendosur jashtë atdheut”, - thuhet në urimin e Kovaçevskit.
