Tubimet në Tetovë e Çair, Pendarovski: Organizatorët të sanksionohen

13.08.2023 13:37

Presidenti Stevo Pendarovski ka reaguar ndaj aktiviteve të 11 gushtit në Çair të Shkupit dhe në Tetovë....

Presidenti Stevo Pendarovski ka reaguar ndaj aktiviteve të 11 gushtit në Çair të Shkupit dhe në Tetovë, duke theksuar se ikonografia provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha paraqet ndezjen e urrejtjes dhe jotolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat bazë të Marrëveshjes Kornizë si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik.

“Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në këtë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë të kryejnë procedurat e parapara” – është shprehur Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Pendarovski kundër emërimit të rrugës “Adem Demaçi” në Çair

Pendarovski, kundërshton edhe emërtimin e rrugës “Adem Demaçi”.

“Mënyra e realizimit të idesë së riemërtimit të rrugës në komunën e Çairit bie ndesh me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në shtet”.

Presidenti kërkon nga shërbimet kompetente inspektuese të kontrollojnë nëse është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë me rastin e marrjes së vendimit, ku duhet të përfshihen edhe votat e komuniteteve që nuk janë shumicë në komunën e Çairit.

Qeveria, SPB Tetovë masa për ngjarjen e 11 gushtit

Reagim ka pasur edhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Shfaqja e flamujve të cilët nuk janë shtetëror është në kundërsthim me protokollet dhe ligjet për organizimin e ngjarjeve në prezencë të burrshtetasve të vendeve të huaja.

Lloji i ikonografisë i vërejtur në ngjarjen në Tetovë në prezencën e përfaqësuesit të lartë të një shteti të huaj është joadekuate dhe e papranueshme në një vend anëtar të OKB-së dhe vend anëtar të NATO-s dhe në atë drejtim ju informojmë se, SPB Tetovë ndërmerr masa për identifikimin e autorëve dhe zbardhjes së plotë të rastit”, kanë thënë nga kabineti i kryemisnitrit Dimitar Kovaçevski.

Nga qeveria krahas mos shfaqes së flamurit shtetërorë kanë dënuar edhe mos intonimin e himnit shtetëror.

Ndryshde në tubimet, në Shkup dhe Tetovë u panë flamuj të Republikës së Kosovës dhe flamuri kombëtar shqiptar. (Ersan Pajaziti, TVM2)