VMRO/LSDM, përplasje për ngajrjet në Tetovë e Çair
VMRO-DPMNE sërish reaguar ndaj dënimeve të kreut shtetërorë...

VMRO-DPMNE sërish reaguar ndaj dënimeve të kreut shtetërorë për manifestimet në Çair dhe Tetovë, duke theksuar se LSDM dhe BDI nuk mund të amnistohen për zhvillimet në Shkup dhe Tetovë, pasi nëse vizita e kryemisnitrit të Kosovës, Albin Kurti ka qenë private, atëherë nga kjo parti pyesin se kush i mundësoi sigurim nga policia.
“Të përkujtojmë, vizitë private ishte edhe ajo e qëndrimit të Jotovës dhe tër kreut shtetëror bullgar në Manastir gjatë hapjes së klubit bullgar. U fshehën edhe LSDM edhe Bujari. E njejta po ndodh edhe tani, dallimi në atë është aktrimi i shtetësisë, më pas është akt i turpshëm. LSDM ka votuar për ndërrimin e emrave të rrugëve, LSDM ka siguruar polic për vizitën e Kurtit. Është e qartë se BDI dhe ekspozitura LSDM me dështimin e politikave aplikojnë taktikë të njejtë dhe nga agjenda e gjelbërt kalojnë në agjendën e krijimit të çështjeve ndëretnike” – tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
Por nga LSDM janë kundërpërgjigjur se Hristian Mickoski nuk duhet të fshihet por të përgjgijet para opinionit rreth zhvillimeve në Shkup dhe Tetovë, të cilat ishin organizuar nga partnerët joformal të koalicionit të VMRO DPMNE-së.
“Kasami u bë kryetar komune me përkrahjen dhe votat e DPMNE-së, ndërsa bashkëpunimi i tyre vazhdon edhe në Këshill, në Kuvend dhe për tema tjera. Së bashku me Mickoskin u bashkuan për të krijuar shumicë të re parlamentare dhe qeveri, që nuk ia dolën. Mickoski e kishte propozuar Afrim Gashin për mandatarë të ri të Qeverisë, ndërsa tani DPMNE kinse është shqetësuar nga veprimi i tij”.
Sipas LSDM-së, DPMNE si trashëgimtare e bashkëpunëtorit të fashizmit Vanço Mihajllov, nuk ka kredibilitet të flasë as për histori, as për të tashmen, e aq më pak për të ardhmen. (Gyltene Sinani, TVM2)
