Kovaçevski, RMV shtet që praktikon vlera evropiane

13.08.2023 14:30

Në 22 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit...

Në 22 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, vlerëson se Maqedonia e Veriut është shtet që praktikon vlera evropiane.

“Sot shënojmë 22 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, e cila solli paqe, me të cilën u mundësua zhvillim në kontinuitet i kohezionit shoqëror dhe koncepti evropian për unitet në dallime.  Maqedonia e Veriut është shtet shembull për demokraci funksionale të qëndrueshme multietnike, që praktikon vlera evorpiane. Ne jemi shoqëri që garanton të drejta të barabarta dhe obligime për të gjitha bashkësitë etnike, për të gjithë maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, vllehët, romët, boshnjakët dhe të gjitha bashkësitë tjera të cilat këtë vend e llogarisin si shtëpinë e tyre. Shtëpi të cilën do të vazhdojmë ta ndërtojmë në frymën e kujdesit dhe përkushtimit të ndërsjelltë. Atdheu ynë është Evropë e vogël, ndërsa respektimi i dallimeve është përparësia jonë, për çka jemi veçanërisht krenarë,” -  thekson Kryeministri Dimitar Kovaçevski.