LSDM/VMRO, qëndrime të ndara për ndryshimet kushtetuese

13.08.2023 14:45

LSDM ka ftuar deputetët që të votojnë për ndryshimet kushtetuese....

LSDM ka ftuar deputetët që të votojnë për ndryshimet kushtetuese, të cilat sipas kësaj partie do ti sjellin ardhmëri evropiane vendit, e me atë edhe perspektive më të mirë rinisë.

Të gjithë deputetët në Kuvend kanë për obligim para gjeneratave të reja që ta sigurojnë perspektivën evropiane të shtetit me miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Të rinjët dëshirojnë ardhmëri të sigurt në shtet evropian, sepse me anëtarësimin në BE fitojnë një numër të madh mundësishë, arsimim më të mirë, mundësi korrekte, qasje te financat dhe fondet, mundësi për vende të punës të paguara mirë, standard më të mire jetësorë, kushte më të mira. Çdo shpresë për standard më të mirë jetësorë, sundim më të mirë të drejtësisë, varet nga qasja në BE.

Sipas LSDM, së para qytetarëve dhe shtetit ndodhet mundësia historike e cila patjetër duhet shfrytëzuar në emër të gjeneratave të ardhëshme.

Ndërsa nga VMRO-DPMNE kanë përsëritur qëndrimin se pas reagimeve që Mariçiq dhe Osmani i kanë marrë nga Sofja, deklarata për Ilindenin në mënyrë misterioze është zhdukur nga Kuvendi.

Kjo deklaratë tanimë e 20-ta që e paralajmërojnë askush as nuk e ka parë, lexuar, e as që është vendosur në ndonjë seancë Kuvendore. Edhe pse kërkuan përkrahje nga të gjithë akterët politik, Kovaçevski dhe LSD pasi kanë marrë qortim nga ana e Bullgarisë, e atë më së miri e kanë ndjerë Bojan Mariçiq dhe Bujar Osmani, sepse të ashprа kanë qenë reagimet nga autoritetet bullgare, deklarata u zhduk.

Që qytetarët të harrojnë këtë Deklaratë,  lidhur me kryengritjen e Ilindenit, vendosën të shkruajnë një dokument të ri, kësaj rradhe të quajtur Manifest, ku kërkonin konsenzus.

Nga VMRO-DPMNE thonë se edhe këtë Manifest nuk e ka parë askush, ndërsa LSDM e BDI nuk janë konsultuar me askënd, por janë ulur në selinë e BDI-së në Reçicë të vogël, e kanë përpiluar dhe kërkojnë konsenzus.

As Dekalrata e as Manifesti nuk do ti mbulojnë disfatat kombëtare që i sjell kjo qeveri e LSDM-së dhe BDI-së, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE. (Ersan Pajaziti, TVM2)