Dibër, bletarët ankohen për dëme nga ariu
Shirat e vazhdueshme gjatë stinës së pranverës....

Shirat e vazhdueshme gjatë stinës së pranverës dhe ngricat e vona, bënë që në natyrë të mos kete fruta të cilat janë ushqim për kafshët e egra.
Duke ndier mungesën e ushqimit, ariu barëngrënës, u është vërsulur parqeve të bletëve, i cili gati për çdo natë dëmton nga një park bletësh.
Shefi i njësisë së bujqësisë në Dibër, Arben Mulladauti, thotë se deri më tani kanë ardhur 21 persona për të deklaruar dëmet nga ariu.
Deri më tani janë shkatëruar tërësisht tre parqe bletësh, bletarët bëjnë përforcime të parqeve me rjeta e rymë elektrike.
Është momenti i fundit që Ministria e Bujqësisë dhe koncesionerët e këtyre zonave të ushqejnë arinjtë, apo të zvogëlojnë numrin e tyre, sepse pas shkatërimit të bletëve ata do të shkatërojnë edhe të mbjellat e tjera kulturore.
Kjo është edhe një indikacion që nga dëmet e kafshëve të egra tokat në të ardhmen do të mbeten djerë. (Atli Dema, TVM2)
