Dinamo "blindon" portën me Rexhepin?

13.08.2023 21:53

Portieri shkupjan Bekim Rexhepi...

Portieri shkupjan Bekim Rexhepi, është futur në radarin e skuadrës së Dinamos nga Tirana. Ditët e fundit mediat në Shqipëri, shkruajnë se trajneri italian i Dinamos, Luixhi Di Biaxho, kërkon më shumë garanci për kuadratin e portës dhe ia ka bërë të qartë klubit këtë fakt.

Sipas mediave shqiptare italiani Krosta duket se ka dalë jashtë planeve, ndërsa Sali mund të kalojë si portier i dytë. Dhe për postin e titullarit ka dalë në skenë emri i Bekim Rexhepit, 26-vjeçarit nga Shkupi.

Rexhepi ka luajtur dy sezonet e fundit në Superiore, fillimisht me Skënderbeun, ndërsa kampionatin e fundit me Partizanin, ku u shpall edhe kampion i Shqipërisë. Pas kampionatit, Rexhepi u largua nga të kuqtë, dhe aktualisht portieri është pa ekip.

Siç mësohet gardiani Rexhepi dhe skuadra e Dinamos kanë, gjetur gjuhë të përbashkët dhe pritet vetëm hedhja e firmës.