Futbolli femrave, Botërori me shikueshmëri të madhe
Kampionatit Botëror për femra...

Kampionatit Botëror për femra tashmë është në hapat e fundit, ndërsa gjithçka ul siparin më 20 gusht, atje ku përsëri mbizotëron Evropa me tre skuadra në katërshen e më të mirëve.
Faza e garave të çerekfinales së Kupës së Botës për femra, tani më ka përfunduar dhe në program kemi pushim para ndeshjeve të gjysmëfinales të cilat nisin me 15 gusht me ndeshjen Spanja – Suedia.
FIFA pas mbylljes së ndeshjeve të fazëz së garave në grupe bëri publike se 48 ndeshjet e këtij botërori I kishin shikuar 1 milion e 200 mijë shikues, që paraqet rekord absolut dhe dëshmi se futbolli I femrave po ecën para.
Ndeshjet e fazës eliminatore gjithsej 12 i kanë shikuar 511 mijë e 139 shikues, që na e jep një mesatare prej 42 mijë e 594 shikues për ndeshje. Takimi më i shikuar është ndeshja Australia – Danimarka ku në tribuna kishte 75 mijë e 784 shikues, ndërsa ndeshja më e pa shikuar ishte ajo mes Francës dhe Marokut, ku pati vetëm 13.557 shikues.
Në botërorin e nëntë të femrave që po mbahet në Australi dhe Zelandë të re, janë duke debutuar shtatë kombëtare edhe atë Republika e Irlandës, Vietnamin, Zambisë, Haiti, Maroku, Panama, Filipinet si dhe Portugalia. Suksesin më të madh nga kombëtaret debutuese e shënoi ajo e Marokut, e cila në çerekfinale me 4:0 u mund nga Franca dhe iu dha fund garave në këtë botëror.
Në botërorin e nëntë në Australi dhe Zelandë të re, kemi të shënuar edhe një rekord negative sa ju përket ndeshjeve të përfunduara me barazim pa gola. Ndeshja mes nikoqirit dhe Francës, e vlefshme për çerekfinalen ishte përballja e 10-të, në këtë kampionat në të cilën nuk pati gola. Në tetë kampionatet e më parsh me gjithsej 8 ndeshje kishin përfunduar pa gola. Në dy botërorët e parë 1991, 1995 si dhe në botërorin e 2003-tës, në të gjitha ndeshjet kishte nga së paku një gol të shënuar.
