Spektakël në ‘Air Albania’, Roma fiton miqësoren ndaj Partizanit
Kampioni aktual i Shqipërisë, Partizani...

Kampioni aktual i Shqipërisë, Partizani ka humbur përballë Romës në një ndeshje e cila mbarti shumë emocione përgjatë 90 minutave. Të gjitha ngjarjet brenda dhe jashtë fushës së lojës, e bënë atë një sfidë spektakolare.
19 mijë tifozë mbrëmë në “Arenën Kombëtare”, ishin dëshmitarë të një ndeshjeje fantastike mes Partizanit dhe Romës.
Dueli u zhbllokua shpejt nga djemtë e Mourinhos, me El Shaaraëy që shënoi pas 12 minutave lojë, duke kaluar topin mbi portierin Alban Hoxha.
Ekipi i Seria A dominoi lojën, duke qenë se në fushë luante shumica e ekipit të parë. Belotti e shënoi golin e dytë për “romakët” edhe atë në pjesën e parë ndërsa Cara nga pika e bardhë në të dytën.
Ai që fitoi është futbolli shqiptar dhe tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit të cilët dhuruan spektakël ngjyrash. Kjo është hera e dytë që Roma fiton në Tiranë, pas triumfit në finalen e Ligës së Konferencës kundër Feyenoord në majin e vitit të kaluar.
Kjo miqësore e luksit e luajtur në Tiranë ka pushtuar faqet e gazetave dhe mediave të sportit jo vetëm në Shqipëri por dhe në Itali, ku mediat e kësaj të fundit kanë bërë një gafë të madhe teksa kanë quajtur ekipin e kampionëve të Shqipërisë “Partizani i Beogradit”.
