Botërori i çiklizmit, Gjermania dominon në garat në dyshe
Serafin Schefold dhe Max Hanselmann nga Gjermania...

Serafin Schefold dhe Max Hanselmann nga Gjermania, kanë mbrojtur titullin e kampionit të botës në garat në dyshe të çiklizmit artistik. Ata titullin e kampionit e mbrojtën me 169.3 pikë, me të cilën për herë të gjashtë dolën dyshja më e mirë në botë në çiklizmit artistik. Ata tani janë ndër çiftet më të suksesshme të të gjitha kohërave.
Kundërshtar më të denjë për medaljen e artë kishin bashkëkombësit e tyre Styber dhe Rödiger, që patën po ashtu një performancë të përsosur. Me 159.50 pikë ata siguruan vetëm medaljen e tretë të argjendtë radhazi.
Gara për medaljen e bronztë u zhvillua mes dysheve kineze Hui Chun Ëai dhe Yin dhe dyshes nga Hong Kongu, Lim Tsz Hin dhe Lim Tsz Leung. Pavarësisht gabimeve të herë pas hershme, Hin dhe Leungre me 118.64 pikë siguruan medaljen e bronztë.
