Zejnullahu transferohet te klubi rumun Cluj
Rion Zejnullahu është transferuar te klubi i famshëm rumun CFR Cluj....

Rion Zejnullahu është transferuar te klubi i famshëm rumun CFR Cluj. 19-vjeçari së fundi ishte pjesë e ekipit zviceran Schaffhausen.
Mbrojtësi shqiptar ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Luzernit e Grasshoppersit. Lajmi për transferimin e futbollistit shqiptar është bërë të ditur nga vetë klubi rumun Cluj.
“Mbrojtësi 19-vjeçar me qëndrim në Zvicër me origjinë kosovare, u zhvillua te ekipet si Rappers]ill-Jona e Grasshopper Zurich. Më vonë, Rioni luajti për ekipin U-21 të Luzernit. I urojmë mirëseardhje në Gruia dhe shumë suksese me fanellën tonë”, thuhet në faqen zyrtare të Cluj.
Pjesë e ekipit të parë të Clujit janë reprezentuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi dhe ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Arlind Ajeti.
