Maqedoni
Parashikimi i motit
14.08.2023 09:03
Vendi ynë pjesën e parë të ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në qytetet e zonë së ulët....

Vendi ynë pjesën e parë të ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në qytetet e zonë së ulët. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore duke krijuar dhe mundësi për momente të pakta me pika shiu. Po ashtu edhe gjatë natës vonë mbetemi me kalime vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 35°C. Era do të fryjë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, e cila herë pas here do të përforcohet në pjesët perëndimore dhe verilindore.
Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 18°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 33°C.
Nesër moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të dobëta të shiut.
