Botërori i futbollit, Asllani: Duam finalen e madhe
14.08.2023 13:13
Kampionati i nëntë botëror në futboll për femra, që po mbahet në Australia dhe Zelandë të Re..

Kampionati i nëntë botëror në futboll për femra, që po mbahet në Australia dhe Zelandë të Re, gjithnjë e më shumë po e sheh fundin e tij. Duke nisur nga e martë në mëngjes sipas kohës sonë lokale, katër kombëtaret më të mira të këtij eventi do të kërkojnë kualifikim në finalen e madhe. Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Spanjës dhe Suedisë zhvillohet të martën në “Eden Arena” të Aucklandit. Po në atë stadium, Suedia e eliminoi Japoninë pas fitores 2:1 në çerekfinale. Futbollistja e vetme shqiptare që po luan në këtë botëror Kosovare Asllani, ka folur para gazetarëve dhe ka thënë se Suedia, do kërkojë kualifikimin në finalen e madhe.
“Është gjithmonë krenari e madhe të përfaqësoj Suedinë dhe kështu ndihemi para çdo ndeshjeje. Tani do të luajmë një gjysmëfinale të Kupës së Botës. Është një ekip kombëtar që dëshiron të mbajë topin, kombëtare shumë e aftë teknikisht dhe këto janë pikat e tyre të forta. Ne kemi shumë zgjidhje. Kështu që do të jetë një ndeshje shumë e mirë. E kemi gati planin e ndeshjes dhe e dimë se çfarë do të bëjmë nesër. Mezi presim të dalim në fushë dhe të japim gjithçka për tu kualifikuar në finale.”, tha Kosovare Asllani, futbolliste e Suedisë.
Një pjesë e madhe e futbollisteve suedeze, njohin mirë gjuhën spanjolle, pasi një kohë të gjatë luajtën në kampionatin spanjoll të femrave. Në mesin e tyre janë edhe Kosovare Asllani dhe SofiaJakobsson që u bënë “Galaktiket” e para të Real Madridit në vitin 2020. Kampionati i parë Botëror, luajt në vitin 1991, në Kinë, me fitoren e SHBA-së ndaj Norvegjisë.
