Peguli për 49 minuta lojë fitoi trofe

14.08.2023 13:20

Tenistes së tretë në renditjen e ËTA-së, Jessica Peguli për fitoren 2:0 nëseta ndaj ruses Ljudmila Samsonova...

Tenistes së tretë në renditjen e ËTA-së, Jessica Peguli për fitoren 2:0 nëseta ndaj ruses Ljudmila Samsonova, iu deshën vetëm 49 minuta.  Të dyja tenistet në finalen e WTA 1000 turneut nëMontreal, në fillim fitonin gemet në goditjet e para, ndërsa më pas amerikania 29 – vjeçare, resht fitoi 11 geme. Rusja 24-vjeçare para në finale ishte e lodhur, pasi vetëm dy orë para se të fillonte këtë takim, ajo e luajti gjysmëfinalen e anuluar me JelenaRibakina, të cilën e mundi me 2:1 në sete.
 
Për Pegula, ishte kjo finalja e saj e shtatë në karrierë, ndërsa e dyta në këtëvit, ku fitoi vetëm finalen e saj të tretë. Amerikania me fitoren në gjysmëfinale ndaj reketit numër një në botë polakes Iga Shwiatek, e siguroi pozitën  etretënë renditjen botërore të WTA-së. Samsonova, tani doli në pozitën e 12-të, të WTA-së. Për rusen ishte humbja e dytë në finalet e turneve WTA, ku luajti në gjithsej gjashtë.
 
Sinner fitoi titullin e parë Masters
 
Tensiti më i mirë Italian JannikSinner (ATP – 8.), ka fituar turneun e parë Masters. Ai në finalen e Torontos, me rezultatin 2:0 në seta e mundi australianin Alex de Minaur.  Për tenistin e tetë në botë, ishte kjo vetëm finalja e tij e tretë në masters turnetë, pasi sivjet në finalen e Miami-t, e mundi Medvjedev, ndërsa dy vjet më parë u mund nga polaku HubertHurkacz. Për italianin Sinnera, ishte kjo finalja e 11-të, e luajtur në ATP turne.