Bajrami shënon gol në fitoren e Sassuolos
14.08.2023 13:23
Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka vazhduar me formë të mirë te Sassuolo...

Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka vazhduar me formë të mirë te Sassuolo. Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së parë të Kupës së Italisë, Sassuolo fitoi 5:2 pas vazhdimeve ndaj Cosenzas.
Bajrami shënoi gol të bukur për 1:1 në minutën e katërt shtesë në pjesën e parë. Ai luajti deri në minutën e 66-të. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:2, ndërsa Sassuolo shënoi edhe tre gola tjerë në vazhdime.
