Interi - Egnatia 4:2

14.08.2023 13:25

Egnatia e Rrogozhinës ka luajtur një miqësore të veçantë të dielen mbrëma.

Egnatia e Rrogozhinës ka luajtur një miqësore të veçantë të dielen mbrëma. Në Ferrara, Egnatia u takua me Interin, finalistin e Ligës së Kampionëve. Interi i Milanos fitoi 4:2, por Egnatia u paraqit me shumë dinjitet. Lojtarët e skuadrës shqiptare u duartrokitën në fund të ndeshjes. Raphael Dëamena kaloi Egnatian në epërsi në minutën e gjashtë.
 
Nicolo Barella barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 55-të. Sërish skuadra shqiptare kaloi në epërsi. Në minutën e 68-të, Fernando Medeiros realizoi nga pika e bardhë për 2:1. Lautaro Martinez shënoi për 2:2 në minutën e 80-të dhe për 3:2 në të mirë të Interit në minutën e 83-të. Golin e dytë e shënoi nga pika e bardhë. Në minutën e 90-të Giacomo Stabile shënoi golin e katërt për Interin. Interi e mori seriozisht miqësoren me Egnatian, që tashmë është prej skuadrave kryesore në Shqipëri.