Maqedoni
Aksidente trafiku, humb jetën një 21 vjeçar nga Pallanka
14.08.2023 14:01
Një person i vdekur dhe tre të lënduar kanë mbetur nga aksidenti i mbrëmshëm në rrugën Kriva Pallankë – Rankovcë – Kumanovë...

Një person i vdekur dhe tre të lënduar kanë mbetur nga aksidenti i mbrëmshëm në rrugën Kriva Pallankë – Rankovcë – Kumanovë. Nga MPB njoftojnë se personi që ka ndërruar jetë është 21-vjeçari, drejtues i makinës së aksidentuar (Audi).
“Me datë 14.08.2023 në ora 01.28 në stacionin policor në Kriva Pallankë është raportuar se në rrugën kryesore Kriva Pallankë – Rankovcë, në fshatin Lubinci, personi me iniciale I.M. nga Kriva Pallanka, ka humbur kontrollin mbi makinën dhe është përplasur në barikadat e rrugës. Nga plagët e marra drejtuesi I.M. ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e tij. Ndërkaq, pasagjerët J.S.(21), H.S.(22) dhe M.S.(21), të gjithë nga Kriva Pallanka, kanë pësuar lëndime të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka bërë kontroll të ekipit nga SPB Kriva Pallankë.”, thonë nga MPB.
Identifikohet personi që u mbyt në Dojran
Në ndërkohë është identifikuar mërgimtari nga Gjermania, i cili u mbyt në liqenin e Dojranit.
“Më 13.08.2023 në SPB-Strumicë është raportuar se rreth orës 11.30 në Dojran, një person me varkë me pedale hyri në ujërat e Liqenit të Dojranit, e më pas u përmbys. Zyrtarët e policisë nga SPB-Strumicë shkuan në vendin e aksidentit, dhe konstatuan se bëhej fjalë për personin me iniciale I.Z. (42), që ishte nga Shtipi, me vendbanim të përkohshëm në Gjermani. Anëtarët e ekipit të zhytjeje nga njësiti “Tigrat” pranë Ministrisë së Brendshme arritën në vendin e aksidentit dhe pas aktiviteteve të tyre të ndërmarra në orën 19.12 pasdite u gjet dhe u nxor nga ujërat e liqenit. Vdekja është konstatuar nga një mjek i urgjencës mjekësore dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi do të dorëzohet për autopsi.”, thonë mes tjerash nga MPB.
