Botë
Hagë, vazhdon gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së
14.08.2023 14:20
Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës....

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmitari i mbrojtur, i 16-i me rradhë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar po dëshmon për periudhën e vitit 1998 dhe rreth zonës së Llapushnikut për të cilën ka thënë se komandanti kryesor ishte Fatmir Limaj. Në fillim të marrjes në pyetje, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraqitur një video për të cilën prokurorit Matt Halling ka thënë se është ceremoni betimi e UÇK-së. Ai ka kërkuar që e njëjta të pranohet si provë materiale, por është refuzuar nga trupi gjykues meqë aty nuk shihej se është kryer betimi.
Ndërkaq, avokati i sih presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Gregory Kehoe në fillim të seancës ka kërkuar nga trupi gjykues që të tregojë se akuza ndaj ish krerëve të UÇK-së në këtë çështje nuk ka të bëjë me trafikim organesh. Sipas tij, janë botuar disa artikuj rus e që janë pasqyruar në mediet evropiane se të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore janë marrë me trafikim të organeve. Kehoe, theksoi se jo është false dhe se përderisa hetimi për trafikim ka përfunduar, dikush duhet të thotë që aktakuza nuk ka diçka që lidhet me trafikim të organeve.
Kurse Çarls Smith III, kryesues i Trupit Gjykues, tha se për këto çështje, avokati duhet t’i adresojë me shkrim në mënyrë që trupi gjykues të japë udhëzimet e nevojshme.
ARDITA RAMADANI
