Kapiteni Ristevski, tërhiqet nga përfaqësuesja
14.08.2023 14:31
Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Stefan Ristovski...

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Stefan Ristovski, largohet nga përfaqësuesja. Ai këtë e bëri të ditur përmes një publikimi në rrjetet sociale. Sipas postimit, mbrojtësi 31-vjeçar e ka motivuar këtë vendim të tijin me arsyetimin se nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin e përfaqësueses Bllagoja Milevski.
“Për të mirën e përfaqësueses në periudhën e ardhshme dua të tërhiqem. Për ekipin përfaqësues çdo herë kam luajtur dhe kam luftuar me zemër, sinqeritet dhe dashuri. Krahas kësaj shoh se punët në përfaqësuese po shkojnë në drejtim të gabuar dhe këtë e dëshmojnë rezultatet. Marrëdhëniet me trajnerin aktual, nuk janë të mira gjë për të cilën personalisht kemi biseduar dhe nga ana ime është prezantuar si kapiten për gjithçka që ndodh në kombëtare dhe rreth tij.”, ka shkruar Ristovski. Pas largimit të Goran Pandevit, ai e morri shiritin e kapitenit të përfaqësueses.
