Maqedoni

Reagimet pas vizitës së Kurtit, Alternativa: Pendarovski i vardiset BDI-së

14.08.2023 14:44

Nuk kanë të heshtur reagimet pas vizës së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë...

Nuk kanë të heshtur reagimet pas vizës së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë, e ku pas reagimeve të Kryeministrit Kovaçevskit dhe Presidentit të vendit Stevo Pendarovski, me reagime kanë dalur edhe nga partitë politike. Partitë opozitare si ajo maqedonase ashtu edhe ato shqiptare kanë kritikuar rolinin dhe deklarimet e presidentit Pendarovski se do të duhet të dënohen të gjithë ata të cilët kishin përgatitur pritjen e Kurtit në Shkup dhe Tetovë me atë koreografi, dhe me intonimin e himnin të Republikës së Shqipërisë.
 
Sipas Alternativës Pendarovski i frikësuar se Kovaçevski dhe Apasievi po ia zënë vendin e albanofobit, ai kërkon përgjegjësi juridike për organizatorët.
 
“Nëse ka ndonjë maqedonas që beson se shqiptarët ndodnjëher diku do ta këndojnë “Денес над Македонија се раѓа”, ai ka probleme serioze të përceptimit të realitetit, ngase deri sa ky shtet nuk e kupton realitetin multietnik, por insiston në simbole shtetërore monoetnike maqedonase, kjo nuk ka për të ndodhur kur. Ai me këtë reagim duke e sulmuar Albin Kurtin siduket i vardiset BDI-së që ta mbështes edhe për një kandidatur. Sidoqoft është mirë për të ardhmen e këtij shteti dhe të presidencës së tij, që mos të shohin ëndra sërbe, sepse kjo e dëmton seriozisht rehatinë dhe paqen në Ballkan.”, tha Orhan Murtezani, zëdhënës i Alternativa.
 
VMRO: Pendarovski i painformuar mirë
 
Por punën e këtij ekzekutivi dhe të vet presidentit e kanë krituar edhe nga VMRO-DPMNE-ja të cilët pohuan se LSDM dhe Kovaçevski vet në vitin 2021 në mbledhjen e këshillit të Qytetit të Shkupit e kanë pranuar propozimin që rruga Brigada e Dytë Maqedonase të quhet Adem Demaçi ndërsa tani mundohet t’i hedhin hi në syt qytetarëve, gjoja se edhe ato janë kundër këtij ndryshimi të rrugës në Çair. 
 
“Stevo Pendarovski edhe njëher tregoi se është turpi vet që po e mbanë këtë pozitë, paraqitjet e tija janë paushalle, dhe vepron në mënyrë të pa informuar në drejtim të opinionit, vetëm pse duhet ta mbronë LSDM-në. Më mirë do të ishte se Pendarovski të njëjtat pyetje t’i drejton drejt LSDM-së. I njejti del dhe flet për rrugët e Shkupit, dhe a mund të paramendoni se sa i pa informuar duhet të jetë për sigurinë kombëtare, për mbrojtjen, ose mos të flasim për diplomacinë.”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
 
Përndryshe nga partitë opozitare shqiptare kanë pohuar se vizita e Kurtit nuk ka pasur kurfarë tendence të godas karakterin multietnik të vendit, apo të dëmton ndonjë etni. 
 
FITIM KRYEZIU