Protesta e pensionistëve, përplasen protestuesit me Shoqatat e tyre

14.08.2023 15:04

Pensionistët në Maqedoninë e Veriut...

Pensionistët në Maqedoninë e Veriut në protestën e sotme kërkuan dorëheqjen e kryetares së Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të RMV-së, Stanka Trajkova.

Ata theksuan se pensionet prej 12 mijë denarëve janë shumë të ulëta, gjë që sipas tyre është e turpshme për shekullin e 21-të dhe kërkuan rritjen e tyre. Në protestë kishte pensionistë nga të gjitha viset e vendit.

“Nuk do t’u harrohet kjo paturpësi dhe të mbajnë mend se për herë të parë në histori të RMV-SË të ndodh që pensionistët të protestojnë dhe t’u vie turp” – tha pensionisti Dragan Urginovski.

“Nëse bëjmë krahasim 6 përqind me 78 përqind sa është dallimi të nderuar. Kur shkojmë në vetshërbime në rafte nuk shkruan çmime për penisonistë dhe cmime për të tjerët. Në barnatore cmimet janë të njejta, në treg cmimet janë të njejta, askush nuk na pyet që ne jemi pensionist dhe me sa të ardhura jetojmë” – u shpreh një pensionist nga Prilepi.  

“94 mijë pensionistë ka në vendin tonë. Kanë  uri, me 12 mijë denarë pension a jetohet vallë? – u shpreh një pensionistë.

“Për 3 muaj unë kam marrë pension 28 mijë e 933 denarë, ky është turp i madh ndërsa na kanë thënë se 17 deri në 18 mijë denarë pensioni minimal” – deklaroi një tjetër pensionistë.  

“570 persona janë nënshkruar vullnetarisht për pakënaqësitë e tyre nga kryetarja nga të gjitha institucionet kompetente, nga Qeveria, Kuvendi. Kërkojmë në mënyrë urgjente  dorëheqjen e të gjithë kryetarëve në krye me kryetaren e shoqatës së pensionistëve Stanka Trajkovën që nuk duan ti përkrahin kërkesat tona” – u shpreh një pensioniste.

Pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve, ndërsa pensioni minimal të jetë i njëjtë me rrogën minimale. Nga Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve nuk pajtohen me protestuesit. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)