Të premtën seanca për ndryshimet kushtetuese, qëndrimet e deputetëve ende të panjohura

14.08.2023 15:25

Disa ditë para hapjes së debatit për ndryshimet kushtetuese....

Disa ditë para hapjes së debatit për ndryshimet kushtetuese në seancë plenare, deputetët ende po shfrytëzojnë pushimet. Strategjitë për  prezantim në foltoren e Kuvendit të premten u janë të njohura vetëm deputetëve.

Se a do të vazhdojë debati për nevojën e ndryshimeve kushtetuese dhjetë ditë ose do të përfundojë disa orë pas hapjes së seancës, do të dihet të premten.

Opozitarja VMRO-DPMNE këtyre ditëve do të ketë koordinim ku do të vendoset për paraqitjen e tyre, por nuk përjashtohet mundësia që  për debatin në komisionin kushtetues  vetëm një folës t’i paraqes qëndrimet kundër ndryshimeve kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë dhe më pas apeljomë që  të mos bëhen kombinime të mëtejshme. Do të shihet se nuk kanë legjitimtet për asgjë dhe hapi i vetëm që duhet të pasojë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare” – tha Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Në koalicion qeveritar të gjithë janë pro ndryshimeve kushtetuese, por  mbetet e hapur çështa se si do të votojnë partitë shqiptare, të cilët kërkuan që në pakonë  e njejtë të fshihet  formulimi 20 përqind dhe I njejti të zëvendësohet  me gjuhën shqipe.

“Vendimin final organet e partisë do ta marrin  kur ndryshimet kushtetuese të jenë në rend të ditës për t’u votuar në Kuvend. Duke pasur parasysh rrjedhën e këtij procesi ne me ngulm insisitojmë në ndryshimet kushtetuese për mosvjetërismin e korrupsionit politik, andaj  për ne si Alternativë është shumë e rëndësishme pranimi i këtij amanedamenti por edhe krijimi i një konsensusi më të gjërë në kontekst të ndryshimeve kushtetuese” – deklaroi zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi disa herë rradhazi ka përsëritur se nëse nuk ka numër të nevojshëm të deputetëve që do të votonin pro ndryshimeve kushtetuese, pas debatit do të prolongojë votimin derisa të kompletohet shumica prej dy të tretave apo 80 deputetë që do të japin dritë jeshile për hapjen e Kushtetutës.

Nëse me shumicën prej dy të tretave miratohet nevoja për ndryshimet kushtetuese, Kuvendi miraton konkluzat  i dhe e dërgon materialin në Qeveri e cila më pas  do të duhet të dorëzojë tekstin e amendamenteve, pas çka do të fillonte faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese. (Flutura Latifi, TVM2)