Rritje e karburanteve për 1.5 denarë

14.08.2023 16:15

Komisioni Rregullator i Energjisë....

Komisioni Rregullator i Energjisë ka vendosur çmime më të larta të shitjes së derivative të naftës nga mesnata.

Çmimi i EUROSUPER BS  98 do të rritet për 1,5 denarë, ndërsa nga nesër do të jetë 88,5 denarë për litër.

Rritet për 1,5 denarë edhe EUROSUPER 95 dhe do të shitet me çmim prej 86,5 denarë për litër.

Për 1,5 denarë rritet edhe çmimi me pakicë i EURODISEL-it dhe do të arrijë në 81 denarë.

Edhe vaji ekstra i lehtë është rritur për 1,5 denarë dhe do të shitet për 80,5 denarë për litër. Për 0,8 denarë është shtrenjtuar edhe mazuti, i cili do të jetë 46,6 denarë.