Përhapja e zjarreve alarmante, Angellov: Për 4 ditë ka patur 89 raste

14.08.2023 17:18

Për 4 ditë janë evidentuar 89 zjarre....

Për 4 ditë janë evidentuar 89 zjarre në ambiente të hapura. Kjo është shqetësuese  thekson drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, për RTM. Sipas tij detektimi dhe intervenimi në kohë ka bërë që ato të mos paraqesin rrezik të madh dhe kërcnim serioz për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, pronat dhe natyrën.

“Numri i zjarrëve është për t’u shqetësuar për shkak se të mërkurën më 9 gusht kishim 14 zjarre në ambiente të hapura, të enjten më 10 gusht 25 zjarre, të premten më 11 gusht 10 zjarre, të shtunën 15 zjarre, dje, të dielën 25 zjarre. Kjo tregon se numri i zjarrëve është i lartë, por ajo se pse këto zjarre nuk janë serioze është se strategjia të cilën e përdorim është detektimi në kohë me çka kemi sukses të madh pasi shpejt vijmë deri tek informacioni për paraqitjen e çdo zjarri të ri”. – u shpreh Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

Mbrëmë ka shpërthyer zjarr edhe në Kalanë e Shkupit ku është përfshirë bari i thatë. Sipas informatave nga Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza nuk ka pas rrezik për përfshirje të objekteve, pasi situata menjëherë është marrë nën kontroll dhe është intervenuar në kohë në shuarjen e zjarrit.

Gjatë të hënës është shuar edhe një zjarr mes fshatrave Bërzak dhe Umin Doll të Kumanovës. Është djegur bari i thatë dhe kashtë në një sipërfaqe më të madhe.

Si pasojë e motit të nxehtë numri i zjarreve në sipërfaqe të hapura për çdo ditë ka qenë në rritje. Por, sipas Instituti për Hidrometeorologji, nga e marta pritet mot i paqëndrueshëm në vend, i përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 24 deri në 34 gradë Celsius.

Pavarësisht motit, nga Qendra për Menaxhim me Kriza apelojnë deri tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos shkaktojnë zjarre.

Të bëjnë lajmërimin me kohë në numrat emergjent, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit kudo që ai mund të paraqitet. (Armend Murseli, TVM2)