Botë
Sulmohet ambasadori amerikan në Korenë e Jugut
05.03.2015 14:40
Presidenti i Koresë së Jugut, Park Geun Hye, ka thënë se sulmi me thikë kundër ambasadorit amerikan, Mark Lippert, është “sulm ndaj aleancës koreano-jugore –amerikane”...

Lipert është therë me thikë gjatë një debati publik që është mbajtur sot në Seul. Fotografia e publikuar më pas e tregon Lippertin me dorën e djathtë duke e mbajtur faqen e djathtë, ndërsa dora e tij e majtë ishte e mbuluar me gjak.
Shtëpia e Bardhë thotë se lëndimet e Lippertit nuk ishin me rrezik për jetën e diplomatit dhe se ai po trajtohet në spital.
Sulmuesi është arrestuar dhe identifikuar si Kim Ki Jong, nacionalist i krahut të majtë, ndërsa ai ka pasur edhe më parë dosje policore pasi në vitin 2010 e kishte sulmuar ambasadorin japonez me gurë.
SHBA-të dhe Koreja Jugore kanë nisur ushtrime ushtarake gjatë kësaj jave, duke nxitur tensionet me Korenë e Veriut.
