Odesa, sulme me dronë dhe raketa

14.08.2023 16:58

Forcat Ajrore dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës....

Forcat Ajrore dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan gjatë natës se pati sulme me dronë Shahed dhe raketa në Odesa.

Të paktën tre persona janë plagosur pas një sulmi të Rusisë në qytetin e portit, Odesa, gjatë natës, njoftoi të hënën në mëngjes guvernatorit i rajonit ukrainas në Detin e Zi, Oleh Kiper.

“Disa zjarre shpërthyen nga rënia e copave të raketave, si pasojë e sulmit të armikut në Odesa”, tha guvernatori.

Odesa, porti dhe baza detare më e madhe e Ukrainës, është sulmuar vazhdimisht me raketa dhe dronë qëkur Moska u tërhoq nga një marrëveshje e cila lejonte eksportimin e drithërave nga portet e Ukrainës në korrik.

Ushtria ruse i sulmon vazhdimisht qytetet ukrainase të cilat janë brenda gamës së sulmeve të saj me raketa, dronë dhe artileri.