Reagimet pas vizitës së Kurtit, LSDM: Mickovski hesht, mbron koalicionin me BESA-n
Përderisa opozita kritikon qëndrimin e Presindetit....

Përderisa opozita kritikon qëndrimin e Presindetit si vardisje ndaj BDI-së për një mandatë tjetër, LSDM ka kritikuar heshtjen e kreut të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Sipas LSDM, Mickovski nuk komenton vizitën e Kurtit dhe hesht për të mbrojtur koalicion me Lëvizjen BESA.
“Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski, qëndron në heshtje dhe nuk ka reaguar deri tani. Ai, nuk i dënoi ngjarjet dhe provokimet që ndodhën të premten në Tetovë.
Mickoski nuk tha asnjë fjalë për faktin se nuk kishte flamur shtatëror dhe nuk është kënduar himni kombëtar. Mickovski heshti edhe për provokimet. Në vend të dënimit, Mickovski mbrojti Kasamin, partnerin e tij të koalicionit, i cili ishte organizator i ngjarjes. Kasami, pikërisht me votat dhe mbështetjen e DPMNE-së, u bë kryetar i Komunës së Tetovës dhe së bashku mbajtën konferenca për media pikërisht këtu në ndërtesën e komunës” – tha Marija Kotovska-Naumovska nga LSDM.
