Nigeri, puçistët akuzojnë Bazoumin për tradhëti të lartë
14.08.2023 17:58
Liderët e grusht shtetit në Niger....

Liderët e grusht shtetit në Niger, të cilët e rrëzuan Mohamed Bazoumin, thanë se do ta ndjekin penalisht presidentin për “tradhti të lartë” dhe për “minimin e sigurisë” së vendit.
Regjimi tha se ka mbledhur prova të cilat do t’i përdorë “për ta ndjekur penalisht presidentin e rrëzuar dhe bashkëpunëtorët e tij vendorë dhe të huaj para trupave [gjykues] kombëtarë dhe ndërkombëtarë për tradhti të lartë dhe për minimin e sigurisë së brendshme dhe jashtme të Nigerit”, sipas një komunikate të lexuar në televizionin kombëtar nga koloneli Amadou Abdramane.
Bazoumi është duke u mbajtur në pallatin presidencial bashkë me të birin dhe bashkëshorten që nga dita e puçit.
