Rritet numri i viktimave në Havai, vetëm 3% e terenit të djegur është kontrolluar
Qyteti Lahaina në Havai...

Qyteti Lahaina në Havai, që dikur dukej si pjesë e parajsës, tash është shëndrruar në pluhur e hi. Ekipet emergjente kanë dal në terren për të kontrolluar ndërtesat e djegura dhe për të kërkuar trupa njerëzish.
Deri tani janë regjistruar rreth 100 të vdekur. Kjo shifër pritet të jetë shumë më e lartë, pasi deri tani është kontrolluar vetëm një pjesë e vogël e këtij qyteti.
“Tani kemi njëqind e pesëdhjetë ekipe në terren me qenë policorë. Kemi edhe shumë shpëtimtarë të cilët do të vinë këtu gjatë ditëve në vijim,pasi në këtë fatëkeqësi nuk mund t’ia dalim të vetëm. Deklarata presidenciale për katastrofën që e nënshkruajti presidenti Bajden, na jep mundësinë të sjellim të gjithë parterët tanë federal” – tha Dean Crisvell, administrator në menaxhimin Federal të Emergjencave.
“Shkojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, vetëm ta dini deri tani është kontrolluar vetëm 3% e sipërfaqes së djegur.” – tha Shefi i Policisë, John Pelletier.
Guvernatori i Havait, për hërë të pestë shpalli gjendjen e jashtëzakonëshme, me çka vazhdon periudha për ndihmë urgjente pas katastrofës, deri në fund të mujit.
“Kjo është një pasqyrë e tmerrëshme në Maui, ekipet vazhdimisht zbulojnë tragjedi të reja shumë të rënda. E kemi vënë në funksionin të gjithë fuqinë e Qeverisë dhe bëjmë gjithcka që mundemi për t’i zbutur vuajtjet” – u shpreh Guvernatori i Havait, Josh Green.
Banorët vendas thonë se nuk kanë patur paralajmërime zyrtare, para se të mund të evakuohen nga zjarret vdekjeprurëse. Sirenat paralajmëruese nuk u rënë kurrë në Maui, dhe ngriten pyetje të dhimbshme në lidhje me efektivitetin e reagimit emergjent.
Të mbijetuarit rrefejnë momentet e arratisjes që përbejnë mozaikun e tragjedisë me zjarret, që përhapeshin me shpejtësi prej 2 km në orë.
“U hodha nga makina dhe vrapova për të shpëtuar veten drejt në oqean. Shokët e mi mbetën, të gjithë, që të tre bashkë me qent e tyre u dogjën nga flakët. Duke ikur gjatë rrugës, e njoha trupin e djegur të një miku tim. Në atë moment nuk kishe çfar të bëje. Gjithçka ndodhi shumë shpejtë” – tha David, një banor i Lahainës.
“Nuk marrim asnjëlloj informacioni. Ky është niveli me i lartë i paaftësisë së autoriteteve, që nuk kam parë deri tani” – u shpreh një banorë tjetër i Lahainës.
Më shumë se dy mijë objekte janë dëmtuar apo janë djegur tërësisht, prej të cilave tetëdhjetë e gjashtë janë objekte banimi.
Dëmi në të gjithë ishullin llogaritet rreth 6 miliard dollar. Kjo është katastrofa më e madhe me zjarret në këto ishuj për mëshumë se 100 vite. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
