Indi, viktima nga vërshimet dhe rrëshqitja e dheut
Të paktën 24 persona kanë vdekur....

Të paktën 24 persona kanë vdekur, nëntë prej të cilëve si pasojë e shembjes së një tempulli, dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur gjatë vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut pas shirave të rrebeshtë në Indi, njoftuan zyrtarët vendor.
Shirat e vrullshëm prej disa ditësh i kanë rrënuar ndërtesat dhe shkatërruar urat në shtetet veriore, Utarakhand dhe Himakal Pradesh.
Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme dhe shkaktojnë shkatërrim të madh gjatë sezonit të shirave në Indi, por ekspertët thonë se ndryshimi klimatik është duke e rritur shpeshtësinë dhe ashpërsinë e tyre.
Sezoni i shirave ia sjell Azisë Jugore rreth 80 për qind të shirave vjetore dhe është jetësore për bujqësinë dhe mjetet jetësore të miliona njerëzve. Por, njëkohësisht, sjell edhe shkatërrim çdo vit në formë të vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut.
