Maqedoni

Parashikimi i motit

15.08.2023 08:42

Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në ultësirën Perëndimore...

Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në ultësirën Perëndimore për gjatë gjithë 24 orëshit. Ndërsa në zonat malore vranësirat herë pas here do të pësojë zhvillime duke gjeneruar reshje të izoluara shiu. Ndërsa orët e natës vonë sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit edhe në zonat malore duke larguar reshjet.
 
Temperaturat e ajrit do të të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 34°C. 
 
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët nga veriu.
 
Në ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë me erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu.