Botë

Kosovë, 17 vjet nga “Epopeja e UÇK-së”

05.03.2015 14:41

Nën patronatin e Qeverisë së Kosovës sot nis manifestimi tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, i cili zgjat tre ditë me radhë në përkujtim të Adem Jasharit...

Nën patronatin e Qeverisë së Kosovës sot nis manifestimi tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, i cili zgjat tre ditë me radhë në përkujtim të Adem Jasharit, që njihet edhe si komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjes së tij.
 
Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, në Prekaz të Skenderajt, gjatë një sulmi të forcave serbe të sigurimit në këtë fshat u vranë më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes së Adem Jasharit.
 
Sot gjatë ditës, Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz po e vizitojnë udhëheqës institucionesh dhe liderë të partive politike të Kosovës.