Maqedoni
Instituti i Mediave ndan çmimet “Nikolla Mladenov”
05.03.2015 14:48
Çmimi “Nikolla Mladenov”, që e ndan Instituti Maqedonas për Media për storien më hulumtuese për vitin 2014, i takoi gazetarit Ljubisha Arsiq...

Atij çmimi iu nda për gjurmimin dhe publikimin në magazinën mujore “Fokus” e një seri shkrimesh me temë “Fabrika për përpunimit e fshehtë të pasaportave”.
“Më gëzojnë dy fakte në këtë drejtim, i pari është se fondet e huaja gjatë vitit të kaluar filluan t’i japin para gazetarëve hulumtues dhe t’i nxisin ata të punojnë, me të vetmin qëllim për t’i detektuar të gjitha anomalitë dhe mangësitë që paraqiten në shoqërisë sonë. Më gëzon fakti gjithashtu se nga viti në vit po rritet numri i gazetarëve të cilët dëshirojnë të hulumtojnë dhe gjurmojnë, mirëpo nga ana tjetër më shqetëson fakti se sa kanë efekt storiet tona të hulumtuara në praktikë, gjegjësisht se sa ne do të ndikojmë t’i “prekim” organet kompetente për t’i përmirësuar gabimet në të ardhmen”- deklaroi gazetari, Ljubisha Arsiq.
Çmimin e dytë e mori gazetarja, Sonja Kollevska-Delevska, për materialin hulumtues “Dhuna e të miturve në shtëpinë ndëshkuese përmirësuese në Tetovë”, ndërsa çmimi i tretë i takoi gazetarëve, Vllado Apostollov, Sashka Cvetkovska dhe Nella Lazaraviq për shkrimet e tyre hulumtuese në temë “Fituesi i tenderit Drislla, as përvojë as investime”.
Përveç kësaj, Instituti Maqedonas për Media u ndau mirënjohje edhe Valentina Stojançevskës dhe Marija Mitevskës për shkrimet e tyre hulumtuese “60 mijë qytetarë gabimisht vuajnë dënimin me burg” dhe “Tokat e shitura, hotele të pandërtuara”.
REXHEP QAMILI
