Maqedoni
Përfundojnë punimet në 55 shkolla, MASH: Viti i ri shkollor, me kushte të përmirësuara
15.08.2023 13:57
Në 55 objekte shkollore përfunduan aktivitetet rikonstruktive të cilat janë pjesë e planit të veprimit...

Në 55 objekte shkollore përfunduan aktivitetet rikonstruktive të cilat janë pjesë e planit të veprimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për avansimin e kushteve për këtë vit kalendarik.
Më shumë se 4.5 milionë euro të parashikuara në Buxhetin e MASH-it po investohen përmes njësisë për investime kapitale, njësisë së projektit për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore dhe njësisë së projektit për avancimin e arsimit fillor.
“Në 40 shkolla të vendit po kryhen aktivitete ndërtimore për përmirësimin e efiçencës energjetike, përmirësimin e kushteve sanitare e higjienike dhe kyçjen e nxënësve dhe personave me vështirësi. Për këtë qëllim është ofruar mbështetje financiare nga Banka Botërore, e cila financon zbatimin e projektit për avancimin e arsimit fillor.”, – thuhet në njoftimin e MASH-it.
Në 15 shkolla të tjera bëhet vendosja e re ose rinovimi i konstruksionit ekzistues të çatisë, rikonstruksioni i fasadës, rinovimi i hapsirave të kabinetit, ndërrimi i orendive dhe pajisjeve prej druri, etj.
Sipas MASH-it, përmirësimi i kushteve infrastrukturore, së bashku me ndryshimin e programeve mësimore dhe prokurimin e teksteve shkollore të reja, si dhe ngritja e motivimit të mësimdhënësve për zhvillim profesional dhe në karrierë, janë pjesë e strategjisë të këtij dikasteri.
FITORE DEMOLLI
